RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shangai mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me koronavirus

shangai-mbyll-shkollat-pas-rritjes-se-rasteve-me-koronavirus

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Mësimi tani e tutje do të mbahet online.

Qendrat për kujdesin e fëmijëve do të mbyllen po ashtu nga dita e hënë.

Kufizimet në këtë qytet janë hequr më herët gjatë muaji, pas një vale të protestave që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie ndaj strategjisë shtetërore për zero raste me koronavirus.

Mirëpo heqja e kufizimeve të ashpra ka ndikuar në rritje të numrit të personave të infektuar me këtë virus.

Ndryshimet në sistemin e testimit dhe raportimit të rasteve, e kanë bërë të vështirë që të kuptohet sa është përhapur virusi.

Besohet se numri është i lartë, pasi spitalet janë të mbushura plot, dhe autoritetet janë duke ndërtuar qendra të përkohshme kujdesi.

Ekzistojnë shqetësime se infrastruktura shëndetësore e Kinës nuk është e përgatitur për të përballur një fluks të madh të pacientëve brenda një kohe të shkurtër.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili. /rel

Related posts

Dënimi ndaj Krivaqës, reagon Osmani: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

admin

Macron kërkon që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet: Njohje të ndërsjellët të simboleve shtetërore

admin

Nesër takimi në Bruksel, por nga 22 nëntori nis shqiptimi i gjobave për serbët që nuk konvertuan targat

admin