RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, Adnan Syed lirohet nga burgu pas përmbysjes së dënimit për vrasje

shba,-adnan-syed-lirohet-nga-burgu-pas-permbysjes-se-denimit-per-vrasje

Një gjykatës në Baltimore ka urdhëruar lirimin e Adnan Syed-it pasi përmbysi dënimin e tij për një vrasje të vitit 1999, e cila u shtjellua në emisionin popullor “Serial”. Gjykatësja Melissa Phinn të hënën urdhëroi përmbysjen e dënimit dhe lirimin e 41 vjeçarit Syed, i cili ka kaluar më shumë se dy dekada pas hekurave.

Syed asnjëherë nuk e ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish të dashurës së tij, Hae Min Lee. Rasti tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë në vitin 2014, kur emisioni “Serial” u përqëndrua në vrasjen e Hae Min Lee dhe ngriti dyshime për disa nga provat që prokurorët kishin përdorur kundër zotit Syed.

Javën e kaluar, prokurorët paraqitën një mocion, në të cilin thuhej se një hetim i gjatë kishte zbuluar prova të reja që mund të minonin dënimin e z. Syed, ish të dashurit të zonjës Lee, në vitin 2000. Prokurorja e shtetit të Merilendit, Marilyn Mosby tha se hetuesit po presin rezultatin e analizave të ADN-së, para se të vendosur nëse do të kërkojnë një gjykim të ri ose çertifikim të pafajësisë së tij.

Adnan Syed nuk foli gjatë seancës dhe as me gazetarët pas vendimit. Por, avokatja e tij Erica Suter e përshkruajti reagimin e tij ndaj vendimit, duke thënë “Ai tha se nuk mund ta besonte se vërtetë po ndodhte.” /voa

Related posts

Zyra e BE-së në Kosovë e përshëndet miratimin e liberalizimit të vizave

rezart morina

Pas zgjedhjeve të nëntorit, mblidhet për herë të parë Kongresi Amerikan

admin

Vuçiq thotë se me Escobarin biseduan për gjetjen e një zgjidhje kompromisi në dialogun me Kosovën

rezart morina