RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, ankesat për islamofobinë rriten 72 për qind në shkollat në Massachusetts

shba,-ankesat-per-islamofobine-rriten-72-per-qind-ne-shkollat-ne-massachusetts

Ankesat lidhur me ngjarjet islamofobike për vitin 2022 në shkollat shtetërore në Massachusetts të SHBA-së u rritën 72 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Anadolu.

Në një raport të përgatitur nga dega e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) në Massachusetts, paraqiten të dhënat e rajonit për islamofobinë.

Në raport thuhet se vitin e kaluar në krahasim me vitin 2021 është vërejtur rritje prej 72 për qind në kërkesat e prindërve dhe të nxënësve që kanë përjetuar një ngjarje islamofobike në shkollat shtetërore (publike).

Drejtoresha e CAIR për Massachusetts, Barbara Dougan në një deklaratë për “Boston Globe” tha se janë rritur ankesat lidhur me ngjarjet për stereotipizimin dhe diskriminimit fetar kundër nxënësve muslimanë në shkollat shtetërore (publike).

“A mund ta imagjinoni çfarë do të thotë të jesh një fëmijë që shkon në shkollë pa e ditur se me çfarë do të përballet? Jemi të vetëdijshëm se të mos ndjehesh i sigurt në shkollë ka pasoja serioze në afat të gjatë”, ka thënë Dougan.

Zyra Qendrore e CAIR, organizatës më të madhe e të drejtave civile muslimane në vend, në raportin e saj për të Drejtat e Njeriut 2022 që publikoi më 11 prill vuri në dukje se ankesat nga komuniteti musliman për çështjen e islamofobisë, paragjykimit dhe diskriminimit në SHBA janë pakësuar me 23 për qind në krahasim me vitin 2021, por që ankesat në fjalë janë rritur me 33 për qind në fushën e arsimit.

Related posts

27 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhës

admin

Debati mbi sulmet izraelite ndaj Gazës u bllokua në Parlamentin Evropian

RTI

Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi

RTI