RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia turke arreston 7 të dyshuar për shitjen e informacioneve agjencisë izraelite të spiunazhit

policia-turke-arreston-7-te-dyshuar-per-shitjen-e-informacioneve-agjencise-izraelite-te-spiunazhit

Sipas burimeve të sigurisë, policia turke të premten arrestoi 7 të dyshuar të cilët dërgonin informacione për agjencinë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton Anadolu.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë kryen operacione të përbashkëta në Istanbul dhe provincën perëndimore të Izmirit për arrestimin e të dyshuarve, thanë burimet në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat.

Gjatë operacioneve të njëkohshme, policia arrestoi shtatë nga nëntë të dyshuarit e kërkuar me urdhër. Dy prej tyre u arrestuan më herët, shtoi ai.

Në bazë të hetimeve të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Istanbulit, u zbulua se nëntë të dyshuar i shisnin informacione Mossad-it nëpërmjet detektivëve privatë.

Shërbimi i inteligjencës izraelite kryen aktivitete të tilla si mbledhja e informacionit biografik, zbulimi, hetimi, dokumentacioni foto-video, gjurmimi i drejtpërdrejtë dhe vendosja e pajisjeve gjurmuese kundër objektivave të tij.

MIT organizoi operacion kundër detektivëve privatë dhe stafit taktik të Mossad-it në dhjetor 2022 në të cilin u arrestuan 68 persona.

Related posts

Shqipëri, stërvitje mbi sigurinë kibernetike

admin

Zelenskyy njoftoi se ka siguruar 1,1 miliard euro mbështetje për mbrojtje dhe energji gjatë turneut në Evropë

admin

Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë në Prishtinë

Muhamet Ramadani