SHBA-ja do të dislokojë aeroplanmbajtësen e saj me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut.
Shefi i shtabit të Koresë së Jugut tha se aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan”, e cila javën e kaluar u largua nga gadishulli pas stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, tani do të kthehet në Detin Lindor.
Kjo erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) që fluturoi mbi Japoni të martën.
Më parë, “USS Ronald Reagan” mbërriti në ujërat e Koresë së Jugut më 23 shtator për t’iu bashkuar stërvitjeve të kombinuara katër ditore nga forcat detare të Koresë së Jugut dhe SHBA-së që filluan më 26 shtator.
Megjithatë, tensionet u rritën më tej në rajon pasi Koreja e Veriut gjuajti raketën balistike mbi Japoni dhe si përgjigje SHBA-ja dhe Koreja e Jugut hodhën gjithashtu katër raketa tokë-tokë në Detin Lindor gjatë stërvitjeve të përbashkëta. /atsh
The US Navy recently released a video showing the USS Ronald Reagan nuclear-powered aircraft carrier strike group participating in Joint Special Operations Exercise at Sea (MCSOFEX) to enhance interoperability between Korea and the US. pic.twitter.com/iUlwJXLfcq
— Thai Nguyen (@Haru0neday0313) October 5, 2022