RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punonjësve humanitarë

shba-i-kerkon-izraelit-hetim-te-shpejte-per-vrasjen-e-punonjesve-humanitare

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant diskutoi me homologun e tij amerikan Lloyd Austin për sulmin që Izraeli shënjestroi punonjësit e një organizate ndihmash në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes, Gallant zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Austin.

Duke i dhënë informacion homologut të tij lidhur me sulmin që rezultoi me vrasjen e 7 punonjësve të organizatës ndërkombëtare të ndihmës me bazë në SHBA “World Central Kitchen” (WCK) në Gaza, Gallant tha se një hetim për sulmin është duke u kryer dhe rezultatet do të ndahen me palët.

Palët diskutuan mbi “kërcënimet e vazhdueshme për stabilitetin rajonal dhe lirinë e lundrimit” nga Irani dhe grupet që ai mbështet.

– SHBA-ja shprehu “zemërimin” e saj për vrasjen e punonjësve të WCK-së

Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Austin shprehu “zemërimin” e tij për sulmin e Izraelit ndaj autokolonës së ndihmës humanitare të WCK-së, i cili çoi në vrasjen e 7 punonjësve të ndihmës, përfshirë një shtetas amerikan.

Austin tha se “duhet të ndërmerren hapat konkretë menjëherë” për të mbrojtur punonjësit e ndihmës dhe civilët palestinezë në Gaza. Ai i bëri thirrje ministrit izraelit që “të kryejë hetim të shpejtë dhe transparent mbi incidentin, të ndajë rezultatet e tij me publikun dhe të mbajë përgjegjës autorët”.

Duke kujtuar se WCK shpërndan ushqim për izraelitët dhe palestinezët, Austin theksoi se sulmi ndaj organizatës së ndihmës e bëri të vështirë dërgimin e ndihmave humanitare në rajon.

Austin shprehu nevojën për të rritur me shpejtësi ndihmat për palestinezët, të cilët përballen me “rrezikun e urisë”, veçanërisht në veri të Gazës.

Related posts

Të fshehtat e Dubait/ Investimet milionëshe të ish-zytarëve ukrainas në Emirate, blejnë banesa me ‘thasë me para’ ose me kriptovaluta

admin

Aliyev: Dënoj fuqishëm aktin terrorist në Teheran

admin

Rritet numri i viktimave palestineze në Gaza

RTI