RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

ShBA i shet Tajvanit armë në vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh, reagon Kina

shba-i-shet-tajvanit-arme-ne-vlere-prej-1.1-miliarde-dollaresh,-reagon-kina

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t’i shesin armë në vlerë prej 1.1 miliardë dollarë Tajvanit, duke provokuar reagimin e Kinës.

Marrëveshja e propozuar përfshin një sistem radar për të gjurmuar sulmet në hyrje, raketa kundër anijeve dhe raketa kundërajrore.

Ambasada kineze në Uashington i bëri thirrje ShBA-së që të revokojë marrëveshjen ose të përballet me kundërmasa.

Zëdhënësi Liu Pengyu tha se marrëveshja “rrezikon rëndë” marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Shitja e armëve amerikane duhet të miratohet nga Kongresi Amerikan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Paketa përfshin një sistem paralajmërimi radar prej 655 milionë dollarësh dhe 355 milionë dollarë për 60 raketa Harpoon, të cilat janë të afta të fundosin anije.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja ishte thelbësore për sigurinë e Tajvanit dhe i bëri thirrje Pekinit të ndërpresë presionin ushtarak, diplomatik dhe ekonomik kundër Tajvanit dhe në vend të kësaj të angazhohet në dialog kuptimplotë.

Pekini e sheh ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të tij dhe këmbëngul se ai duhet të bashkohet me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

Shteti komunist nisi stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit muajin e kaluar, pas vizitës së delegacionit amerikan. /klankosova

Related posts

Mësimdhënësit kanë votuar pro pezullimit të grevës

admin

Stano: Qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve të BE-së

rezart morina

FH: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

admin