RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja: Ar’mëpushimi në Ga’za, rruga më e mirë për t‘i dhënë fund lu’ftës

shba-ja:-ar’mepushimi-ne-ga’za,-rruga-me-e-mire-per-t‘i-dhene-fund-lu’ftes

Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, lidhur me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe tensionin në rritje në Lindjen e Mesme tha se ende besojnë se një marrëveshje armëpushimi është rruga më e mirë për t‘i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.

I ftuar në transmetimin e Fox News, Kirby vlerësoi tensionin në rritje në Lindjen e Mesme.

Duke iu shmangur pyetjes nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “e ka informuar presidentin amerikan Joe Biden për zhvillimet” Kirby lidhur me situatën në rajon tha “Ne ende besojmë se një marrëveshje armëpushimi është rruga më e mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne gjithashtu besojmë ende se kjo është e mundur”.

Më tej Kirby deklaroi se përveç asaj që “duhet të bëjnë, në mënyrë që Izraeli të mbrojë veten”, ata “po punojnë edhe për të parandaluar përhapjen” e tensionit në rajon.

Presidenti amerikan Biden, gjatë takimit të tij me Netanyahun deklaroi se ata “po përgatiten të dërgojnë mbështetje shtesë ushtarake për Izraelin kundër kërcënimit iranian”.

Në anën tjetër, ndaj pyetjes nëse vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh “ka ndikuar apo jo armëpushimin”, presidenti Biden gjatë një deklarate dha përgjigjen se “Nuk ka ndihmuar” .

Duke thënë se ishte “shumë i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Biden njoftoi se kishte kryer një takim “shumë të qartë” me Netanyahun.

“(Në takim) unë isha shumë i qartë për këtë çështje. Ne kemi një bazë për një armëpushim. (Netanyahu) Duhet të ndërmarrë hapa për këtë. Edhe ata duhet të përparojnë menjëherë mbi këtë”, deklaroi Biden.

Related posts

Një grua raporton se është dhunuar prej tre vjetësh

admin

Inkursioni i Rusisë në verilindje, ministri ukrainas: Shumë e vështirë për Ukrainën të mbajë terren kundër forcave ruse

admin

Izraeli miraton planet për operacionin ushtarak në Rafah në Rripin e Gazës jugore

admin6