Mediumi amerikan “Bloomberg”, raportoi të dielën se SHBA-ja është e gatshme ta ndihmojë ekonominë ukrainas me 1.5 miliardë dollarë çdo muaj. Siç transmetoi BBC-ja, ndihmat e amerikane do të rriten për Ukrainën, në kohën kur luftimet janë intensifikuar.
Administrata e presidentit Joe Biden, ka zhvilluar bisedime me Bashkimin Evropian, duke insistuar që Evropa të bëjë më shumë për Ukrainën.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Ukrainës i duhen rreth 5 miliardë dollarë çdo muaj për të ofruar shërbime bazë për popullsinë dhe për ta mbështetur ekonominë. Më 20 shtator, Bashkimi Evropian miratoi një vendim për ndarjen e shpejtë të 5 miliardë eurove të ndihmës makro-financiare për Ukrainën. /koha