RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iranian: Kurrë nuk kemi refuzuar të shkojmë në Islamabad për bisedime

ministri-iranian:-kurre-nuk-kemi-refuzuar-te-shkojme-ne-islamabad-per-bisedime

Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se vendi i tij “kurrë nuk ka refuzuar” të marrë pjesë në bisedimet në Pakistan që synojnë t’i japin fund luftës. Ai shtoi se Irani dëshironte kushte “përfundimtare dhe të qëndrueshme” për t’i dhënë fund konfliktit.

Në javët e fundit, Pakistani e kishte vënë veten në qendër të përpjekjeve për të sjellë një armëpushim për t’i dhënë fund luftës, zyrtarët e së cilës kanë shprehur gatrishmëri për mbajtjen e bisedimeve në Islamabad.

Në një postim në X, Araghchi tha se pozicioni i Iranit po keqinterpretohet nga mediat amerikane.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Pakistanit për përpjekjet e tij dhe kurrë nuk kemi refuzuar të shkojmë në Islamabad. Ajo që na intereson janë kushtet e një FUNDI përfundimtar dhe të qëndrueshëm të luftës së paligjshme që na është imponuar”, shkroi ai.

Ndërsa Araghchi fajëson mediat amerikane për keqraportimin rreth gatishmërisë së Iranit për t’u angazhuar në negociata, agjencitë iraniane të lajmeve kishin raportuar se Teherani refuzoi bisedimet me Washingtonin. Zyrtarët iranianë më parë akuzuan SHBA-në se po përdorte bisedimet si një hile për të nisur më shumë sulme.

Related posts

Logos-A sjell veprën “Gruaja mes Kur’anit dhe realitetit të muslimanëve”.

Muhamet Ramadani

Të paktën 46 persona humbën jetën nga zjarret në Kili

admin

Chollet i kërkon Kurtit ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë

admin