RTV AHIRETI
Lajme

SHBA-ja mohon pretendimin e Rusisë se “Washingtoni po ndërhyn ndaj zgjedhjeve në Indi”

shba-ja-mohon-pretendimin-e-rusise-se-“washingtoni-po-nderhyn-ndaj-zgjedhjeve-ne-indi”

SHBA-ja ka mohuar pretendimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, se “Washingtoni ka ndërhyrë ndaj zgjedhjeve parlamentare në Indi”, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes së një gazetari lidhur me akuzën e zëdhënëses Zakharova ndaj SHBA-së për përfshirje në zgjedhjet në Indi.

“Ashtu sikur nuk ndërhyjmë ndaj zgjedhjeve në asnjë vend të botës, ne nuk ndërhyjmë as edhe ndaj zgjedhjeve në Indi. Këto janë vendime që do t‘i marrë populli i Indisë”, tha Miller ndaj pretendimit se kanë ndërhyrë ndaj zgjedhjeve që vazhdojnë për të përcaktuar anëtarët e Asamblesë Popullore (Lok Sabha), dhomës së ulët të parlamentit në Indi.

Më 8 maj, Zakharova në një konferencë për media pretendoi se SHBA-ja kërkon të destabilizojë politikën e brendshme të vendit duke ndërhyrë ndaj zgjedhjeve në Indi.

The post SHBA-ja mohon pretendimin e Rusisë se “Washingtoni po ndërhyn ndaj zgjedhjeve në Indi” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Të paktën 28 të vdekur nga një ortek që përfshiu një autostradë në Kinë

admin

Policia e Kosovës kontroll në Banjskë, zbulohen armë dhe mjete ushtarake, dyshohet se i përksinin grupit të Radoiçiçit

admin

Turqia përsërit dënimin e sulmit ndaj Kuranit në Evropë

admin