SHBA-ja pritet të dërgojë një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 450 milionë dollarësh në Ukrainë.
Ndihma do të përfshijë më shumë sisteme raketash të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë, i kanë thënë të enjten Reutersit në kushte anonimiteti, dy zyrtarë amerikanë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ndarë deri tani dhjetëra miliardë dollarë në formë të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Lufta në Ukrainë, të premten hyn në muajin e katërt. Forcat ruse kanë vrarë mijëra civilë ukrainas e kanë shkatërruar shumë qytete përmes bombardimeve, kryesisht në juglindje të Ukrainës. /koha