RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

shba-ja-ndermjeteson-bisedimet-mes-armenise-dhe-azerbajxhanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Armenia dhe Azerbajxhani kanë bërë progres drejt marrëveshjes së paqes në bisedimet e organizuara nga SHBA-ja mes dy ish-republikave sovjetike.

Dy shtetet fqinje janë në armiqësi për shkak të territorit të kontestuar të Nagorno-Karabakhut. Në përmbylljen e diskutimeve mes ministrave të Jashtëm të të dyja shteteve të enjten, Blinkeni ka deklaruar se dy palët kanë shprehur gatishmëri që të negociojnë seriozisht me qëllim që të arrihet marrëveshja.

Mirëpo sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se mbetet shumë punë për të bërë për të arritur marrëveshjen e paqes.

Ky ishte rundi i dyti i bisedimeve të cilave u ka prirë SHBA-ja mes këtyre dy shteteve. Bisedime të ngjashme janë organizuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe Rusia. /koha

Related posts

Rama tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, përgjigjet Kurti

admin

Itali – Moti i keq përfshin veriun e vendit

admin

RMV: Pendarovski thotë se pa pengesat e brendshme mund të integrohemi në BE edhe para vitit 2030

rezart morina