RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja rifillon deportimet drejt Venezuelës pas ndërprerjes nga tërmetet shkatërruese

shba-ja-rifillon-deportimet-drejt-venezueles-pas-nderprerjes-nga-termetet-shkaterruese

SHBA-ja rifilloi të hënën fluturimet e deportimit drejt Venezuelës, duke kthyer mbi 100 migrantë për herë të parë që nga tërmetet shkatërruese që goditën vendin në fund të qershorit, njoftoi sot CNN, transmeton Anadolu.

Para katastrofës, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka deportuar qindra venezuelianë çdo javë. Fluturimet u ndalën pasi dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën ku humbën jetën mbi 6.000 njerëz ndërsa pati shkatërrime të gjera.

Fluturimi i fundit i deportimit disa orë para katastrofës transportoi 146 persona, shumë prej të cilëve më vonë humbën jetën kur hoteli ku po qëndronin u shemb. Të hënën, një fluturim që transportonte 147 migrantë venezuelianë u nis nga Miami dhe u ul në shtetin verilindor të Anzoateguit.

Avioni mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “General Jose Antonio Anzoategui” në qytetin Barcelona, pasi aeroporti ndërkombëtar “Simon Bolivar” kryesor i vendit pësoi dëme të konsiderueshme nga tërmeti.

Duke i mirëpritur mbërritjet, Mervin Maldonado, i cili mbikëqyr programin e riatdhesimit të Venezuelës, tha se ata “po kthehen në shtëpi, për t’u ribashkuar me familjet e tyre, për të vazhduar arsimimin e tyre, për të qenë produktivë dhe për të kontribuar në zhvillimin kombëtar”.

Shumë venezuelianë ikën nga vështirësitë ekonomike dhe represioni politik duke bërë udhëtime të rrezikshme drejt SHBA-së.

Megjithatë, pasi Gjykata e Lartë lejoi administratën e Trumpit të përfundojë Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm për 300 mijë venezuelianë tetorin e kaluar, deportimet u rritën. ICE Flight Monitor regjistroi 1.746 deportime vetëm në maj, para tërmeteve.

Pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga administrata e Trumpit në janar, fluturimet e deportimit u zgjeruan nën drejtimin e presidentes në detyrë Delcy Rodriguez.

Zyrtarët venezuelianë thanë se fluturimi i së hënës ishte i 165-ti që kur deportimet rifilluan në fillim të vitit 2025 sipas një marrëveshjeje për migracionin midis Karakasit dhe Washingtonit.

Related posts

Kremlini: Turqia nuk duhet të ketë iluzione për anëtarësimin në BE

Muhamet Ramadani

Zonja e parë turke pret bashkëshortet dhe bashkëshortët e udhëheqësve në samitin e NATO-s në Ankara

Irfan Jahiu

Kreu i OKB-së kërkon “strategji të unifikuar” ndaj Mianmarit

Muhamet Ramadani