RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

shtyhet-seanca-gjyqesore-per-ceshtjen-ndaj-ish-presidentit-te-shqiperise,-ilir-meta

Seanca e planifikuar për sot në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO), për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shtyrë.

Raportohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, pasi ishte pjesëmarrjes në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve, të thirrur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Mbledhja në fjalë është thirrur për të diskutuar mbi qëndrimn e gjyqtarëve pas bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Nga ana tjetër, edhe avokatët kanë marrë vendim për të bojkotuar gjyqet në GjKKO, pasi sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kundërshtojnë rregulloren e re të sigurisë të kësaj gjykate që ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026.

Kujtojmë se gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi. Gjithashtu janë mbajtur disa seanca gjyqësore mbi çështjen në fjalë.

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në ShBA”. Aktualisht, Meta është në paraburgim dhe vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Related posts

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

RTI

Mesazhi nxitës i Novak Gjokoviç ngjall polemika

Muhamet Ramadani

Lavrov: Do të mbështesim Afrikën për të “përfunduar procesin e dekolonizimit”

admin