Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thonë se zgjedhjet e mbajtura sot në katër komunat në veri të vendit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës,
Në një komunikatë për media, nga kjo ambasadë kanë theksuar se u vjen keq që jo të gjitha partitë kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, përcjell teve1.info
”Ne mbështesim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike”, thuhet në komunikatën e ambasadës”, thuhet në komunikatën e tyre.
Tutje, nga Ambasada e SHBA-së kanë bërë të ditur se do të angazhohen për hapat e ardhshëm dhe gjithashtu kanë ritheksuar “rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”.
Në këto zgjedhje në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë marrë pjesë 1.567 qytetarë apo 3.47 %.