RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia pret që Armenia të shmangë “hapat provokues” në rrugën e Laçinit

turqia-pret-qe-armenia-te-shmange-“hapat-provokues”-ne-rrugen-e-lacinit

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë tha se Ankaraja zyrtare ndjek “nga afër” debatet për rrugës së Laçinit në Kaukazin jugor, i kupton “shqetësimet legjitime” të Azerbajxhanit dhe pret që Armenia të shmangë “hapat provokues”, raporton Anadolu.

“Turqia ka ndjekur nga afër debatet e gjata rreth rrugës së Laçinit dhe i kupton shqetësimet legjitime të Azerbajxhanit për këtë çështje. Për fat të keq, këto shqetësime që Azerbajxhani i ka shprehur zëshëm për një kohë të gjatë, nuk u morën parasysh dhe si rezultat, Azerbajxhani mori masat që i konsideron të përshtatshme në kuadrin e të drejtave të tij sovrane”, tha ministria në një deklaratë.

Azerbajxhani u ka bërë thirrje vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë bërë deklarata kundër tij që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Karabak dhe rrugën e Laçinit, e vetmja rrugë tokësore që i jep Armenisë qasje në rajonin e Karabakut.

Megjithë bisedimet e vazhdueshme për një marrëveshje paqeje pas luftës së vitit 2020, tensionet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë janë rritur muajt e fundit në lidhje me rrugën e Laçini, si dhe vendosjen e një postblloku kufitar në rrugë nga Azerbajxhani.

Në deklaratën e MPJ-së turke thuhet se nuk ka asnjë justifikim për kritikat ndaj Azerbajxhanit në lidhje me rrugën e Laçinit, duke shtuar se Baku zyrtar po bën “përpjekje maksimale” në mirëbesim në lidhje me konsideratat humanitare, duke përfshirë transportin mjekësor.

“Ne presim nga Armenia që të shmangë hapat provokues, të njohë integritetin territorial dhe sovranitetin e Azerbajxhanit, të mbështesë përdorimin e rrugës Agdam-Khankendi dhe mënyrave të tjera alternative për të përmbushur nevojat e popullsisë armene në Karabakh, si dhe të mbështesë përpjekjet për të riintegruar popullsinë armene të Azerbajxhanit”, tha ministria.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Turqia beson se për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon, integriteti territorial, sovraniteti dhe përpjekjet humanitare të Azerbajxhanit duhet të mbështeten dhe duhet të shmangen veprimet që përkeqësojnë situatën.

Related posts

​1 vit nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, sfidë zbatimi i saj

admin6

Presidentja e KE-së: Mbështesim procesin e integrimit të rajonit në BE

admin

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

admin