Kërkesa për ndihma ushqimore në Shtetet e Bashkuara është rritur sikurse gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi organizata bamirëse “Atlanta Community Food Bank”, transmeton Anadolu.
Më shumë se gjysma e rafteve të kësaj organizate bamirëse private aktualisht janë bosh.
Dy nga pesë persona që kërkojnë ndihmë ushqimore në rajonin e Atlantës këtë vit nuk kanë kërkuar kurrë ndihmë më parë, njoftoi “Atlanta Community Food Bank”.
Debra Shoaf, drejtoresha financiare e organizatës, tha se raporte të ngjashme po vijnë në gjithë SHBA-në.
“Jemi kthyer në nivelet e pandemisë”, tha Shoaf.
Në disa rajone, kërkesa është më e lartë se edhe në ditët më të rënda të pandemisë.
Në Ohajon qendrore, numri i familjeve që kërkojnë ndihmë është rritur me gati gjysmën e tyre që nga viti i kaluar.