RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA lëshoi ndihma humanitare nga ajri në veri të Gazës

shba-leshoi-ndihma-humanitare-nga-ajri-ne-veri-te-gazes

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka lëshuar nga ajri më shumë se 2.700 kilogramë ushqime dhe 855 tonë ndihma humanitare në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Në platformën e mediave sociale X, CENTCOM bëri deklarata në lidhje me Gazën.

Në deklaratë bëhet e ditur se dje në orën 12:26 me orën lokale është kryer një operacion i hedhjes së ndihmave humanitare nga ajri me avion ushtarak të tipit “C-130” në veri të rajonit, me qëllim plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza.

Më shumë se 2.700 kilogramë ushqim dhe 855 tonë materiale të ndihmës humanitare u hodhën në Gaza gjatë operacionit.

Në deklaratë thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare nga ajri.

Related posts

VIDEO/ Anakonda pesë metra të gjata, katër pitonë dhe një lloj krokodili, zbulohet “ferma” e zvarranikëve të rrezikshëm në Bari të Italisë

admin

Në prag të Lojërave Olimpike, Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

admin

Një vështrim mbi zhvillimet kryesore të së enjtes në Lindjen e Mesme

RTI