RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA lëshon ndihma nga ajri në veri të Gazës

shba-leshon-ndihma-nga-ajri-ne-veri-te-gazes

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se lëshoi ndihma humanitare ekuivalente me më shumë se 50 mijë vakte në veri të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga CENTCOM në rrjetet sociale X thuhet se për plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza, dje në orën 12:30 me orën lokale u krye një operacion i hedhjes së ndihmave humanitare me avionë ushtarakë të tipit C-130 në veri të rajonit.

Thuhet se ushqim dhe ujë që korrespondon me më shumë se 50 mijë vakte u hodhën nga ajri në veri të Gazës gjatë operacionit dhe u dha mesazhi se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare nga ajri.

– “Sulm mbrojtës” nga CENTCOM kundër Huthive të mbështetur nga Irani në Jemen

Në një postim tjetër në X, CENTCOM njoftoi se 2 sisteme të mjeteve ajrore pa pilot u shkatërruan në një “sulm mbrojtës” në rajonet e kontrolluara nga Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen.

Në deklaratë thuhet se CENTCOM përcaktoi se sistemet në fjalë përbënin “kërcënim” për anijet tregtare në rajon dhe anijet e marinës amerikane dhe se sulmet u kryen për të “mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për të bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare”.

Related posts

Operacioni policor “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, një tjetër për krime kibernetike

Irfan Jahiu

ShBA kërkon hapa urgjent në de-përshkallëzimin e situatës: Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve

admin

Hëna e plotë në Istanbul ofroi pamje mahnitëse me monumentet e qytetit

admin