Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se do të mirëpresin çdo hap të Iranit për ngadalësimin e programit të tij bërthamor, transmeton Anadolu.
Blinken iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe rreth lajmit të “Wall Street Journal” se Irani ka ngadalësuar programin e tij bërthamor.
“Nuk mund të konfirmoj lajmin për të cilin keni përmendur. Sigurisht që mund të them se SHBA-ja do të mirëpresë çdo hap që Irani do të ndërmarrë për reduktimin e kërcënimit bërthamor i cili rritet me të vërtetë që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e programit bërthamor”, tha Blinken.
Aktualisht mes Iranit dhe SHBA-së nuk ka një marrëveshje mbi programin bërthamor, deklaroi Blinken, duke theksuar se “E shprehim hapur se Irani duhet të ulë tensionin për të hapur hapësirë për diplomacinë”.