RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Ndihmat humanitare për Gazën në nivel të pamjaftueshëm

shba:-ndihmat-humanitare-per-gazen-ne-nivel-te-pamjaftueshem

Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se ndihmat humanitare që janë dërguar në Gaza “nuk janë në nivelin që duan” dhe se dëshirojnë të dërgohen më shumë ndihma humanitare, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë për media tha se SHBA-ja ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për mbërritjen e ndihmave humanitare në Gaza. “Nuk janë aq sa do të donim, por shohim që në Gaza mbërrijnë ndihma humanitare. Duam të dërgohen më shumë ndihma humanitare. Për këtë arsye jemi vazhdimisht në kontakt me Izraelin”, tha ai.

Miller rikujtoi se krahas ndihmave të hedhura nga ajri, SHBA-ja po punon mbi opsionin për rrugën detare. “Por, asnjë nga këto nuk e ndryshon pozicionin tonë themelor që shumica e ndihmave duhet të shkojnë në Gaza përmes kalimeve tokësore dhe se duhet të ketë shumë tepër sesa dërgohet aktualisht”, shtoi Miller.

Ai thotë se proceset e sigurisë, kontrollit dhe shpërndarjes mund të përmirësohen në mënyrë që të mbërrijnë më shumë ndihma humanitare. Miller thekson qeveria e Izraelit duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Në pyetjen e gazetarit të AA-së lidhur me reagimin e SHBA-së për qëllimin e kundërt të Izraelit ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti Joe Biden se një sulm i mundshëm ndaj qytetit Rafah do të jetë vija e kuqe, Miller deklaroi:

“Si një pritje e qartë kemi deklaruar se përpara se të kryhet një sulm ushtarak ndaj qytetit Rafah ku ndodhen mbi 1 milion palestinezë, shumica të zhvendosur, duam të shohim që qeveria e Izraelit ka plan të besueshëm dhe të realizueshëm të ndihmës humanitare dhe ne nuk kemi parë ende një plan të tillë deri më sot”.

Në pyetjen se ushtria izraelite ka kryer tortura ndaj palestinezëve punonjës shëndetësorë që ka arrestuar, Miller tha: “I kam parë lajmet, nuk e di nëse i kemi pyetur izraelitët për këtë, por meqë ne ndjekim këto lloj çështjesh, duhet të kërkojmë më shumë informacion dhe të pyesim më shumë për presionin që arrestimet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Related posts

Parandalohet grusht shteti në Burkina Faso

admin

Nëna 32 vjeçare nga Shkodra, hodhi në lum foshnjën e saj, arrestohet për vrasje

admin

Biden: SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

admin