RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, protestë me rastin e 3-vjetorit të vrasjes së afro-amerikanit George Floyd

shba,-proteste-me-rastin-e-3-vjetorit-te-vrasjes-se-afro-amerikanit-george-floyd

Në New York të SHBA-së u mbajt protestë me rastin e 3-vjetorit të vdekjes së George Floyd nga dhuna e policisë në shtetin federal amerikan Minnesota, raporton Anadolu.

Qindra protestues morën pjesë në protestën e mbajtur në sheshin “Union” të New Yorkut me sloganin “Asgjë nuk ka ndryshuar”. Protestuesit u mblodhën në shesh me pankarta me mbishkrime “A të kujtohet George Floyd?” për të protestuar për vdekjen e Floyd 3 vjet më parë si pasojë e dhunës së policisë.

Më vonë, protestuesit marshuan nga sheshi “Union” në Bryant Park. Gjatë marshimit, policia ndaloi të paktën 2 protestues për sjellje të çrregullt.

– Rasti i George Floyd

Në Minneapolis të Minesota-s, rasti ku oficeri i policisë Derek Chauvin më 25 maj 2020 pasi e ndaloi 46-vjeçarin me ngjyrë George Floyd, nën dyshimin për mashtrim duke e shtypur në qafë me gjurin e tij për 9 minuta e 29 sekonda, u bë temë diskutimi në vend.

Floyd, i cili iu lut policisë për minuta të tëra me fjalët “Nuk mund të marr frymë”, u dërgua në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore të mbërritur në vendngjarje dhe më pas u njoftua se ai ka ndërruar jetë. Imazhet e incidentit ndezën diskutime për dhunën e policisë ndaj afro-amerikanëve në vend dhe shkaktuan me muaj protesta në shumë qytete.

Chauvin, i cili u akuzua për shkaktimin e vdekjes së Floyd, u gjykua me akuzat për vrasje të shkallës 2 dhe 3 dhe vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua me 22.5 vjet burg.

Tre ish-oficerë të tjerë të policisë që u gjetën fajtorë për vdekjen e Floyd, u liruan në pritje të gjyqit pasi kishin paguar më parë lirimin me kusht prej 750 mijë dollarësh.

Tre ish-oficerë policie më vonë u ndoqën penalisht veçmas nga prokurorët federalë dhe të shtetit. Dy nga policët janë shpallur fajtorë për ndihmë në vrasje ndërsa tjetri është në pritje të dënimit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dje në vitin e tretë të vrasjes së Floyd si pasojë e dhunës policore përsëriti thirrjen e tij për reformën policore që synon kufizimin e përdorimit të forcës dhe sigurimin e llogaridhënies së zyrtarëve federalë të sigurisë.

Related posts

OKB kërkon ndihmë të pakufizuar teksa përmbytjet përkeqësojnë gjendjen në Gaza

admin

Rreth 1500 emigrantë mbërrijnë në Ciudad Juarez me tren mallrash për të kaluar në SHBA.

admin

Rusia u bën thirrje Afganistanit dhe Pakistanit të kthehen në tryezën e negociatave pas përleshjeve kufitare

RTI