RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, protestë në mbështetje të Palestinës përpara ambasadës izraelite në Washington

shba,-proteste-ne-mbeshtetje-te-palestines-perpara-ambasades-izraelite-ne-washington

Një numër i muslimanëve kanë mbajtur protestë para ambasadës së Izraelit në Washington në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.

Pjesëmarrësit në tubim mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrime si “Ndal gjenocidit” dhe “Unë qëndroj me Gazën”.

Protestuesit në atë vend fillimisht falën namazin e xhumasë dhe më pas brohoritën me sloganet “Armëpushim tani” dhe “Ndaloni okupimin e Gazës”.

Gjithashtu protestuesit i bënë thirrje administratës së presidentit amerikan Joe Biden të ndalojë financimin e Izraelit.

Një protestues i vuri flakën vetes pranë konsullatës izraelite në Atlanta, Georgia.

Policia njoftoi se një flamur palestinez ishte në vendngjarje dhe se incidenti ishte “një protestë politike dhe nuk përbënte ndonjë kërcënim për sigurinë”.

Duke vënë në dukje se gjendja e protestuesit që i vuri flakën vetes është e rëndë, policia njoftoi se punonjësi i sigurimit që ndërhyri në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur lehtë.

Related posts

Moska i jep fund armëpushimit, zotohet të vazhdojë luftën në Ukrainë

admin

Osmani: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve, gjatë luftës dhe shtetndërtimit

rezart morina

Çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta dhe benzina

admin