RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA shqyrton dërgimin e 10,000 trupave në Lindjen e Mesme, vazhdojnë sulmet ndaj Teheranit

shba-shqyrton-dergimin-e-10,000-trupave-ne-lindjen-e-mesme,-vazhdojne-sulmet-ndaj-teheranit

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të deri në 10,000 trupave shtesë tokësore në Lindjen e Mesme, sipas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal.

Burime nga Departamenti i Mbrojtjes kanë bërë të ditur se forcat e reja mund të përfshijnë njësi këmbësorie dhe mjete të blinduara, duke iu shtuar trupave të 82nd Airborne Division që tashmë ndodhen në rajon. Qëllimi i këtij dislokimi është t’i japë më shumë opsione ushtarake presidentit Donald Trump në kuadër të tensioneve dhe negociatave me Iranin.

Sipas ekspertëve të sigurisë, prania e forcave amerikane mund të synojë objekte strategjike iraniane, përfshirë Kharg Island në Gjirin Persik.

Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar, pasi forcat izraelite vazhdojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran.

Zhvillimet e fundit vijnë në një kohë kur përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë ende në vazhdim. /mesazhi

Related posts

Numër i vogël i qytetarëve para komunës së Leposaviqit, një ditë pas tensioneve

admin

Disa komuna në Kosovë rrezikohen nga vërshimet

admin

Ushtarët e FSK-së festojnë 15-vjetorin e pavarësisë në Turqi

admin