RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Irani më kërkoi 1 javë pauzë të sulmeve ndaj objekteve energjetike, unë ua dhashë 10 ditë

trump:-irani-me-kerkoi-1-jave-pauze-te-sulmeve-ndaj-objekteve-energjetike,-une-ua-dhashe-10-dite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar një pauzë 7-ditore për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike, teksa ai ka vendosur ta zgjasë këtë periudhë në dhjetë ditë.

Trumpi ka bërë të ditur për “Fox News” se kërkesa ka ardhur përmes kanaleve diplomatike dhe, sipas tij, pala iraniane ka qenë “shumë mirënjohëse” për këtë vendim.

Ai ka shtuar se bisedimet mes dy vendeve po zhvillohen dhe, sipas vlerësimit të tij, po shkojnë “relativisht mirë”.

“Ata kërkuan shtatë ditë, unë ju thashë se do t’ju japë 1- sepse ata më dhanë anije. E dini, folëm për tetë anijet, për ‘dhuratën’ për të cilën fola ditën tjetër”, ka thënë Trumpi.

Më herët gjatë ditës, Trumpi ka njoftuar edhe për zgjatjen e një pauze ekzistuese për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane. Fillimisht e paraparë të zgjaste pesë ditë dhe të përfundonte së shpejti, kjo pauzë tashmë është shtyrë në dy javë, duke mbetur në fuqi deri më 6 prill.

Related posts

Në kundërshtim me qasjen e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj Rusisë

admin

Delegacionet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik takohen në Kajro

admin

Mbipopullimi i burgjeve, Italia miraton ligjin për lirimin e mijëra të burgosurve me varësi nga droga dhe alkooli

admin