Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë një sulm ushtarak në ishullin Larak, duke shënjestruar dy lansues të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Sipas zyrtarëve amerikanë, ky operacion u ndërmor pasi inteligjenca zbuloi se forcat iraniane po bëheshin gati të lëshonin mina detare në Ngushticën e Hormuzit. Uashingtoni zyrtar deklaroi se sulmi kishte karakter parandalues për të mbrojtur lirinë e lundrimit tregtar në këtë pikë strategjike ujore, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës globale.
Deri më tani, pala iraniane nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me dëmet apo viktimat e mundshme nga ky sulm. Situata në rajon mbetet e tensionuar. /mesazhi

