RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Liban

shba-u-ben-thirrje-qytetareve-te-shmangin-udhetimet-ne-liban

Ambasada e SHBA-së në Bejrut ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në Liban në mes të tensioneve në rritje kufitare me Izraelin, transmeton Anadolu.

Ambasada tha se amerikanët nuk duhet të udhëtojnë në jug të Libanit, respektivisht në zonën kufitare me Sirinë dhe vendbanimet e refugjatëve mes frikës së një lufte të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah.

“Ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë që të rishikojnë udhëtimet në Liban. Mjedisi i sigurisë mbetet kompleks dhe mund të ndryshojë shpejt”, tha ambasada amerikane.

Ambasada tha se qeveria libaneze nuk mund të garantojë mbrojtjen e qytetarëve amerikanë kundër shpërthimeve të papritura të dhunës dhe konfliktit të armatosur.

“Qytetarët amerikanë në Liban nuk duhet të udhëtojnë në jug të Libanit, në zonën kufitare Liban-Siri ose në vendbanimet e refugjatëve”, theksoi ambasada.

Dje, Gjermania dhe Holanda u kërkuan qytetarëve të tyre të largohen nga Libani mes frikës së luftës midis Hezbollahut dhe Izraelit. Më herët, Kanadaja, Maqedonia e Veriut dhe Kuvajti kanë bërë thirrje të ngjashme.

Tensionet përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin janë rritur mes sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite derisa Tel Avivi po vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, ku janë vrarë të paktën 37.700 palestinezë që nga tetori i kaluar pas sulmit nga grupi palestinez Hamas.

Related posts

Polonia fillon një hetim për vrasjen e shtetasit të saj në sulmin e Izraelit në Gaza

admin

I shoqi akuzohet se e vrau dhe fshehu kufomën, gjenden rrobat e 42-vjeçares! Si bashkëshorti e hoqi qafe pasi nisi lidhje me një grua tjetër, i frikësohej humbjes së pronave

admin

Bota, 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet në zhvillim

admin