RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA vendos sanksione ndaj subjekteve dhe anijeve të lidhura me tregtinë iraniane të naftës

shba-vendos-sanksione-ndaj-subjekteve-dhe-anijeve-te-lidhura-me-tregtine-iraniane-te-naftes

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja që synojnë subjekte, individë dhe anije të lidhura me tregtinë e paligjshme të naftës iraniane, produkteve të naftës dhe produkteve petrokimike, transmeton Anadolu.

Departamenti amerikan tha se po vendos sanksione ndaj 15 subjekteve, dy individëve dhe 14 anijeve që janë pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” të Iranit.

“Këto objektiva kanë gjeneruar të ardhura që regjimi i përdor për të kryer aktivitetet e tij keqdashëse”, tha departamenti.

Siç pretendon departamenti amerikan, në vend që të investojë në mirëqenien e popullit të vet dhe në infrastrukturën e degraduar, Teherani “vazhdon të financojë aktivitete destabilizuese në mbarë botën dhe të shtojë represionin brenda Iranit”.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për aq kohë sa Irani përpiqet t’i shmanget sanksioneve për të gjeneruar të ardhura nga nafta dhe petrokimikatet që mbështesin “sjellje shtypëse, aktivitete terroriste dhe aktorë të ndërmjetëm”.

Related posts

Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët për dy vitet e ardhshme

Muhamet Ramadani

SHBA, 55-vjeçari lirohet pas 33 vitesh burgim pas një dënimi të gabuar për vrasje

Muhamet Ramadani

Rreth një mijë gra, viktima të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022

Muhamet Ramadani