RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Shefi i diplomacisë së Armenisë nesër viziton Turqinë pas tërmeteve vdekjeprurëse

shefi-i-diplomacise-se-armenise-neser-viziton-turqine-pas-termeteve-vdekjeprurese

Ministri i Punëve të Jashtme i Armenisë, Ararat Mirzoyan, nesër do të vizitojë Turqinë për të shprehur solidaritet pas tërmeteve vdekjeprurëse të javës së kaluar në rajonin jugor të vendit, raporton Anadolu.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij armen do të takohen në kryeqytetin Ankara, ku Mirzoyan do të përcjellë ngushëllimet për dy tërmetet e 6 shkurtit nga të cilët humbën jetën të paktën 35.418 persona.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, Mirzoyan gjithashtu do të vizitojë provincën Adımayan për të takuar ekipet armene të kërkimit dhe shpëtimit.

Dy lëkundjet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishin me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, por u prekën edhe nëntë provinca të tjera, respektivisht provincat Hatay, Gaziantep, Adımayan, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Nga dy tërmetet janë prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota , duke shprehur solidaritet me Turqinë, me shumë vende që dërguan ekipe shpëtimi dhe ndihmë për vendin.

Related posts

​Shqipëria sjellë trupa shtesë në Kosovë

admin

Izraeli refuzon propozimin e Hamasit për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve

RTI

Ambasadori amerikan i fton në takim kryetarët e komunave të veriut

admin