RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke dënon djegien e Kur’anit në Suedi

shefi-i-diplomacise-turke-denon-djegien-e-kur’anit-ne-suedi

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka dënuar djegien e librit të shenjtë Kur’anit në Suedi në ditën e parë të festës së madhe muslimane të Kurban Bajramit, transmeton Anadolu.

“Dënoj veprimin e poshtër në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kur’anit, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Është e papranueshme të lejohen këto veprime islamofobike anti-muslimane nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shkroi Fidan në twitter.

“Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla mizore do të thotë të jesh partner në krim”, shtoi ai.

Komentet e shefit të diplomacisë erdhën pasi autoritetet suedeze dhanë leje për një protestë për djegien e Kur’anit jashtë një xhamie.

Ndërkohë, Ömer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Turqi, tha se dënojnë miratimin e aplikimit nga autoritetet suedeze për djegien e Kur’anit para një xhamie.

“Ne dënojmë fuqishëm qëndrimin e Gjykatës së Lartë të Suedisë për mbrojtjen e krimeve të urrejtjes. Çdo mosrespektim është një krim kundër njerëzimit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër këtyre akteve të mallkuara në mënyrën më të fuqishme të mundshme në të gjitha bazat politike dhe ligjore”, shkroi Çelik në twitter.

Related posts

SHBA do të japë 400 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

admin

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

rezart morina

Presidenti kroat tha se “Kosova iu vodh Serbisë”, reagon deputetja shqiptare në Kroaci

rezart morina