RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke dhe shefi i OKB-së diskutojnë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

shefi-i-diplomacise-turke-dhe-shefi-i-okb-se-diskutojne-marreveshjen-e-dritherave-te-detit-te-zi

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Guterres diskutuan nismën e drithërave të Detit të Zi, si dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukrainan nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Marrëveshja, e zgjatur për 120 ditë në nëntor të vitit 2022, skadon të shtunën, më 18 mars.

Në kuadër të marrëveshjes, 24 milionë tonë metrik drithëra janë eksportuar dhe mbi 1.600 lundrime të sigurta të anijeve kanë kaluar nëpër Detin e Zi, sipas OKB-së, me 55 për qind të eksporteve të ushqimit që shkojnë në vendet në zhvillim.

Related posts

Numri i të vdekurve rritet në 3,452 pas tërmetit shkatërrues

rezart morina

Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

admin

Ne’tanyahu: Irani bëri gabim dhe do të paguajë çmimin

RTI