RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke dhe shefi i OKB-së diskutojnë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

shefi-i-diplomacise-turke-dhe-shefi-i-okb-se-diskutojne-marreveshjen-e-dritherave-te-detit-te-zi

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Guterres diskutuan nismën e drithërave të Detit të Zi, si dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukrainan nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Marrëveshja, e zgjatur për 120 ditë në nëntor të vitit 2022, skadon të shtunën, më 18 mars.

Në kuadër të marrëveshjes, 24 milionë tonë metrik drithëra janë eksportuar dhe mbi 1.600 lundrime të sigurta të anijeve kanë kaluar nëpër Detin e Zi, sipas OKB-së, me 55 për qind të eksporteve të ushqimit që shkojnë në vendet në zhvillim.

Related posts

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

RTI

Të paktën 46 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil, shuhen shpresat për 21 të zhdukur

admin

Breshëri raketash hidhen në drejtim të Izraelit nga Libani, nuk raportohet për të lënduar

admin