RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i inteligjencës ruse: Paqja në Lindjen e Mesme mbetet e brishtë pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

shefi-i-inteligjences-ruse:-paqja-ne-lindjen-e-mesme-mbetet-e-brishte-pavaresisht-marreveshjes-shba-iran

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergey Naryshkin deklaroi sot se pavarësisht një marrëveshje të mundshme paqeje midis SHBA-së dhe Iranit, stabiliteti i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme nuk është ende i siguruar, transmeton Anadolu.

“Për ta thënë shkurt, paqja mbetet e brishtë”, tha Naryshkin në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS.

“Megjithatë, puna e rëndësishme e kryer nga të dyja palët së bashku me ndërmjetësit për të përgatitur një projekt-memorandum paraprak jep bazë për të besuar se, nëse ai nënshkruhet, përpjekjet për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme do të vazhdojnë”, tha ai.

Naryshkin shtoi se memorandumi mund të hapë rrugën për negociatat për një marrëveshje më të gjerë paqeje.

Deklarata e tij erdh pasi zyrtarë nga SHBA-ja, Irani dhe Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës, konfirmuan arritjen e një marrëveshje midis Washingtonit dhe Teheranit.

Dokumenti pritet të nënshkruhet të premten në Gjenevë.

Sipas zëvendës ministrit të Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, palët planifikojnë të diskutojnë programin bërthamor të Iranit gjatë një periudhe armëpushimi të propozuar 60-ditore. Ai tha se SHBA-ja do t’i japë fund bllokadës së saj detare ndaj Iranit nga 15 qershori dhe se operacionet ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, do të ndalojnë menjëherë dhe përgjithmonë.

– Pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjet e NATO-s

I pyetur për pjesëmarrjen e parë të Serbisë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, Naryshkin tha se nuk ishte i kënaqur nga zhvillimi.

“Unë do ta thoja kështu – nuk më sjell ndonjë gëzim”, tha ai.

Muajin e kaluar, Serbia dhe NATO-ja kryen stërvitje të përbashkëta në terren duke përfshirë rreth 600 anëtarë të personelit ushtarak.

NATO-ja tha se trupat nga vendet anëtare u trajnuan së bashku me anëtarët e forcave të armatosura serbe për gati dy javë në stërvitje që synonin përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ushtarak.

Related posts

47 policë të lënduar nga protesta e së martës në Maqedoni, dy në gjendje të rëndë

admin

Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Muhamet Ramadani

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Muhamet Ramadani