RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik jep dorëheqjen mes skandalit të Mandelsonit lidhur me Epsteinin

shefi-i-kabinetit-te-kryeministrit-britanik-jep-doreheqjen-mes-skandalit-te-mandelsonit-lidhur-me-epsteinin

Morgan McSweeney ka dhënë dorëheqjen nga posti i shefit të kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, mes pasojave të skandalit të Peter Mandelsonit lidhur me zbulimet e reja për Jeffrey Epsteinin, transmeton Anadolu.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur të jap dorëheqjen nga qeveria,” tha McSweeney në deklaratën e dorëheqjes.

Siç raporton BBC, McSweeney pranoi se vendimi për të emëruar Mandelsonin si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA vitin e kaluar “ishte i gabuar”.

“Vendimi për të emëruar Peter Mandelsonin ishte i gabuar. Ai ka dëmtuar partinë tonë, vendin tonë dhe besimin në vetë politikën”, tha ai.

Të enjten, Starmer tha se ishte i “penduar” që ka besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e ka emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni ndaj tij u shtua pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me Epsteinin, të dënuar për krime seksuale.

Mandelson u shkarkua në muajin shtator, por dosjet e reja për Epsteinin sugjerojnë se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me të dënuarin për krime seksuale, kur shërbente si sekretar i biznesit në vitin 2009.

Mandelson gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga Partia Laburiste.

Related posts

“Jemi të interesuar që të vendoset paqja afatgjatë”- Një tjetër vend njeh shtetin palestinez

admin

Kryeprifti palestinez, Yulio: Haniyeh ndau të njëjtin fat si çdokush besnik ndaj popullit të tij

admin

Rusia: Sulmet e Ukrainës ndaj Flotës së Detit të Zi rrezikojnë vazhdimin e marrëveshjes së drithit

Muhamet Ramadani