RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sallamrat, proshutrat dhe salçiçet shkaktojnë kancer

sallamrat,-proshutrat-dhe-salcicet-shkaktojne-kancer

Dyshimet u konfirmuan. Në një dokument të botuar në The Lancet Oncology organizata botërore e shëndetësisë i konsideron prodhimet e përpunuara të mishit të kuq si kancerogjene për organizmin e njeriut. Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si proshuta, salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer.

Në raportim thuhet se vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë- diçka më pak se dy feta proshutë- rrisin shansin për kancer kolorektal me 18 përqind. Ndërkohë sipas BBC, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara.

“Për një invidid, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH.

Ende pa dalë raporti zërat për rrezikun e mishit të kuq të përpununuar qenë shpërndarë në mediat britanike që nga korriku i këtij vitio dhe si kundërshtim ndaj tyre industria e mishit ka nxjerrë shumë raporte që përpiqen të vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje direkte mes konsumimit të sallamrave, proshutave dhe salciceve me kancerin.

Related posts

Katër rregullat bazë për të përmirësuar gjumin

admin

Nëse ndiqni këtë rutinë gjumi mund të humbni peshë

admin

Ngjyra dhe forma e syve, lidhja me shëndetin

admin