RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes iz’raelite njofton fillimin e një “faze të re” të lu’ftës

shefi-i-mbrojtjes-iz’raelite-njofton-fillimin-e-nje-“faze-te-re”-te-lu’ftes

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha sot se ka filluar një “fazë e re” e luftës, raporton Anadolu.

“Ne jemi në fillimin e një faze të re në luftë – kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha Gallant para ushtarëve në qytetin verior Haifa.

“Qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat”, tha ai.

Gallant nuk foli mbi shpërthimet e fundit të pajisjeve elektronike në Liban, por ai vlerësoi punën e ushtrisë dhe agjencive të sigurisë dhe tha se “rezultatet janë shumë mbresëlënëse”.

Ai pretendoi se qëllimi i ofensivës në veri është të sigurojë që qytetarët që janë evakuuar të mund të kthehen të sigurt, duke shtuar se qeveria nuk i ka harruar robërit izraelitë në Gaza.

Në 24 orët e fundit në të gjithë Libanin, pas shpërthimeve të pajisjeve “pager”, shpërthime të ngjashme ndodhën sot në pajisjet e radio-komunikimit.

Ndërsa zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për shpërthimet, nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli për shpërthimet, por Hezbollahu është zotuar të hakmerret kundër Izraelit.

Shpërthimet e pajisjeve “pager” erdhën në mes të përshkallëzimit kufitar midis Izraelit dhe Hezbollahut, të cilët janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës vdekjeprurëse të Tel Avivit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 41.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Related posts

Kryeministri Netanjahu mbron luftën në Gazë, bën thirrje për mbështetje amerikane para Kongresit të SHBA

admin

Trump paralajmëron se Irani ka “një mundësi të fundit” për të ndalur kërcënimet ndaj SHBA-së dhe aleatëve

Muhamet Ramadani

ERC tre miliardë dollarë ndihma humanitare për mbi 228 milionë persona – VIDEO

admin