RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s thekson nevojën për një vendim “të shpejtë” të Kongresit të SHBA-së për të mbështetur Ukrainën

shefi-i-nato-s-thekson-nevojen-per-nje-vendim-“te-shpejte”-te-kongresit-te-shba-se-per-te-mbeshtetur-ukrainen

Pas muajsh pritjeje që ligjvënësit amerikanë të japin më shumë ndihmë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar nevojën për një vendim të shpejtë nga Kongresi i SHBA-së për të mbështetur Ukrainën, transmeton Anadolu.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shefi i NATO-s pranoi se aleatët e NATO-s, SHBA-ja dhe Evropa, duhet të ndajnë në mënyrë efektive barrën.

“Nuk më takon mua të jap këshilla se si ta kalojë legjislacionin Kongresi i SHBA-së, por ajo që mund të them është nevoja jetike dhe urgjente që SHBA-ja të vendosë një paketë për Ukrainën, sepse ne kemi nevojë për atë mbështetje. Dhe ne kemi ndarjen e barrës midis Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së. Tani i takon SHBA-së të përmbushë atë që ka premtuar”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu theksoi se aleatët evropianë dhe Kanadaja i kanë ofruar “më shumë mbështetje në total Ukrainës se sa SHBA-ja”.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e vendimeve të duhura, por ka të bëjë me marrjen e vendimit të duhur herët, sa më parë që të jetë e mundur, sepse është urgjente. Çdo javë që presim do të thotë se do të ketë më shumë njerëz të vrarë në vijën e frontit në Ukrainë”, paralajmëroi Stoltenberg.

Ai theksoi se “NATO është fuqia më e fortë ushtarake në botë”, që përfaqëson afërsisht gjysmën e “fuqisë totale ushtarake të botës”.

“Ne jemi më të fortë se Rusia”, tha ai.

Këtë javë, pas shumë nisjeve të rreme, Senati i SHBA-së më në fund miratoi një projektligj që përmban ndihmën e sigurisë për Tajvanin, Izraelin dhe Ukrainën, por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, është zotuar të bllokojë çdo shqyrtim të masës, duke e rrëzuar atë për momentin.

Gjithashtu në mbledhjen 3-ditore, kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, tha se fokusi nuk duhet “të largohet nga ndihma ushtarake e Ukrainës”, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme duhet të jetë të ndalojë i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

“Nëse Putini fiton në Ukrainë, ai nuk do të ndalet me kaq. Ai është një diktator. Nuk ka dyshim se vendet baltike do të jenë në rrezik ose Polonia nëse ne nuk e ndalojmë atë në Ukrainë”, tha senatori amerikan, Pete Ricketts.

Estonia, vendi i vogël baltik me 1.3 milionë banorë, ndodhet në kufirin me Rusinë që ka 143 milionë banorë dhe ishte një republikë sovjetike për mbi 50 vjet, respektivisht deri në vitin 1991.

Related posts

Spanjë, shoferët e kamionëve përsëri në grevë përpara të ‘Premtes së Zezë’

admin

Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

admin6

Arrestohet një mjek në QKUK, për marrje rryshfeti

admin