RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kërkon evakuimin e banorëve nga disa pjesë të Khan Yunisit në jug të Rripit të Gazës

ushtria-izraelite-kerkon-evakuimin-e-banoreve-nga-disa-pjese-te-khan-yunisit-ne-jug-te-rripit-te-gazes

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve në qytetin Khan Yunis, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, të evakuojnë shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu.

“Për herë të parë, ushtria u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, që të evakuojnë shtëpitë e tyre”, tha radioja e ushtrisë izraelite.

Izraeli gjithashtu lëshoi fletëpalosje për banorët në lindje të Khan Yunisit. “Për banorët e lagjeve lindore të Khan Yunisit, Al-Qarara, Khuza’a, Bani Suheila dhe Abasan, për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të shkoni në strehimoret e njohura”, thuhet në fletëpalosje.

Ushtria tha në fletëpalosjet e saj se “veprimet e Hamasit” e detyrojnë atë “të veprojë kundër tij në zonën tuaj të banimit”, pa dhënë detaje.

Radioja e ushtrisë komentoi se ky është një “hap i rëndësishëm që tregon një zgjerim të pritshëm” të operacioneve ushtarake izraelite drejt jugut të Rripit të Gazës.

Të hënën, zyra e qeverisë për media në Rripin e Gazës foli për raportimet se kishte trupa të qindra palestinezëve të zhvendosur në rrugët që Izraeli i kishte shpallur “të sigurta” drejt jugut të Rripit të Gazës.

“Marrim dhjetëra raportime dhe apele për praninë e qindra trupave të martirëve në rrugë në zona të ndryshme të qytetit të Gazës, të cilët u përpoqën të shkonin drejt kalimit të pretenduar të sigurt”, tha zyra në Telegram.

Kjo vjen pasi Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, rinovoi paralajmërimin e tij për popullin e Gazës, duke u kërkuar atyre të lëvizin në jug “për sigurinë e tyre”.

Related posts

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i tij kroat, Milanoviç

admin

Pas bastisjes dyjavore, Izraeli konfirmon tërheqjen nga spitali Al Shifa

admin

Tërmet i fuqishëm në Greqi

admin