RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së do të takohet me presidentët turk dhe ukrainas në Lviv

shefi-i-okb-se-do-te-takohet-me-presidentet-turk-dhe-ukrainas-ne-lviv

Pas takimit me presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Istanbul, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë të ditur se më 18 gusht në qytetin Lviv të Ukrainës do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy, më 20 gusht Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Istanbul, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës.

Më 22 korrik, Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rihapjen e tre porteve ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Për mbikëqyrjen e procesit, JCC-ja në Istanbul u formua zyrtarisht më 27 korrik dhe përbëhet nga përfaqësues të Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së. Ajo synon të mundësojë transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare përmes anijeve tregtare.

Që nga nisja më 1 gusht, gjithsej 21 anije që transportin drithëra janë larguar nga portet e Ukrainës në kuadër të marrëveshjes. /aa

Related posts

Gaza thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalin Izraelin

rezart morina

Rama: Kemi një çështje të madhe në Ballkan, paqja përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës

admin

Në Dakar të Senegalit falet namazi i Bajramit

RTI