RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare: Libani mund të bëhet Gaza e ardhshme

shefi-i-okb-se-per-ndihmat-humanitare:-libani-mund-te-behet-gaza-e-ardhshme

Kriza humanitare në Liban e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit rrezikon të bëhet e ngjashme me atë të parë në Gaza.

Kështu ka thënë për Euronews, Tom Fletcher, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente.

“Kam frikë se Libani mund të jetë Gaza e ardhshme”, ka thënë Shefi Humanitar i OKB-së.

“Në fakt, kam frikë sepse kjo është ajo që po dëgjojmë nga disa ministra izraelitë tani, të cilët po flasin me një gjuhë gjithnjë e më agresive për atë që planifikojnë t’i bëjnë Libanit”.

Siç vë në pah Euronews, sulmet e Izraelit janë përqendruar kryesisht në Libanin jugor dhe në periferitë jugore të Bejrutit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se libanezët e zhvendosur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nuk do të lejohen të kthehen derisa të garantohet siguria e izraelitëve në veri, duke bërë krahasime me Gazën.

Related posts

Del në treg iPhone 16, radhë të gjata në dyqanet e Apple! Shteti ku njerëzit pritën në radhë që prej orës 4 të mëngjesit

admin

Kriza humanitare në Gaza, Izraeli do të hapë rrugë të reja për ndihma

admin

Kurti pas takimeve në Bruksel: Kërkova zbatimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës së Brnabiç

admin