RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Al-Sharaa: Fitorja historike e revolucionit riktheu Sirinë në vendin e saj mes kombeve

al-sharaa:-fitorja-historike-e-revolucionit-riktheu-sirine-ne-vendin-e-saj-mes-kombeve

Presidenti Sirian Ahmad al-Sharaa deklaroi se fitorja historike e arritur nga revolucioni sirian ka rikthyer Sirinë në vendin e saj të merituar në mesin e kombeve.

Në një mesazh të publikuar me rastin e 15-vjetorit të revolucionit sirian, ai theksoi sakrificat e popullit sirian gjatë viteve të konfliktit, duke përmendur gjakun e dëshmorëve, vuajtjet e të zhvendosurve, dhimbjen e familjeve dhe qëndresën e të burgosurve.

“Populli sirian ngriti të vërtetën përballë padrejtësisë dhe tiranisë dhe hapi rrugën drejt fitores përmes sakrificave të mëdha,” u shpreh ai.

Al-Sharaa shtoi se këto sakrifica çuan në një triumf historik që, sipas tij, riktheu Sirinë në skenën ndërkombëtare. /mesazhi

Related posts

Aksident në një park argëtimi në Gjermani, 34 të lënduar

admin

Albin Kurti: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje pa buxhet të miratuar

RTI

“Reuters”: Kontakte sekrete të SHBA-së me “krahun e djathtë” të Maduros, para operacionit në Karakas për arrestimin

admin