RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëgjohen vazhdimisht të shtëna armësh në veri

degjohen-vazhdimisht-te-shtena-armesh-ne-veri

Ekipi i Tëvë1, raporton nga fshati Banjskë, se po dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri.

Nga disa informacione ende jozyrtare ekipi i Tëvë1 thotë se grupi i armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës ndodhet në Manastir që është shumë afër fshatit Banjskë.

“Po dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, rafalle të ndryshme, pushka automatike të cilat po ndodhin në afërsi të vendit ku jemi ne. Nga udhëkryqi ku ndodhemi ne deri te Manastiri na ndanë vetë një kodër dhe shumë qartë mund të dëgjohen të shtëna vazhdimisht që po ndodhin në afërsi të Manastirit”, tha gazetari, Fidan Zejnullahu.

“Një informatë jozyrtare është se grupi i armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës dhe që vrau një zyrtar policor ndodhen brenda këtij Manastiri, por ajo që mund të konfirmojmë qartë është se po dëgjohen të shtëna me armë”, shtoi gazetari.

Zejnullahu tregoi që njësitë policore po i detyrojnë mediat që të largohen nga ajo pikë ku po qëndrojnë për shkaqe sigurie.

“Rrugës kemi parë patrullime të KFOR-it dhe të EULEX-it, rruga që të çon për në fshatin Banjskë ka edhe tjerë zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës. Rruga është e mbyllur për media, për qytetarë, shihen shumë pak lëvizje”, tregoi tutje gazetari

Related posts

Mijëra protestues mblidhen në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion – VIDEO

RTI

Në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë

admin

Nigeri, numri i vdekjeve nga kolera rritet në 156

admin