RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së kërkon të aktivizohet alarmi pas fitores së ekstremit të djathtë në Evropë

shefi-i-te-drejtave-te-njeriut-i-okb-se-kerkon-te-aktivizohet-alarmi-pas-fitores-se-ekstremit-te-djathte-ne-evrope

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi sot se rritja e së djathtës ekstreme në Evropë duhet të bëjë që “të bie një zile alarmi”.

“Unë jam gjithmonë i shqetësuar kur dëgjoj narrativa që denigrojnë tjetrin, çnjerëzojnë tjetrin, që i bëjnë koka kurbani migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit”, tha Volker Turk në Gjenevë në përgjigje të një pyetjeje nga Anadolu për një vlerësim të situatës pas fitoreve të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe në Francë.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë, sepse sidomos historia na thotë, veçanërisht në Evropë, që përçmimi i tjetrit, se denigrimi i tjetrit është një pararojë e asaj që do të vijë”, tha ai.

“Dhe po, është një zile alarmi që duhet t’i biem”, shtoi Turk.

Related posts

“BE-ja po e humb durimin me Kosovën e Serbinë”

rezart morina

OBI i shpreh mbështetje të plotë Pakistanit për zgjidhjen e çështjes së Xhamu Kashmirit

admin

Turqia dënon fuqishëm përsëritjen e sulmit ndaj Kur’anit dhe flamurit turk në Danimarkë

rezart morina