RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Putin i rrethuar nga ata që i armatosi vetë

zelenskyy:-putin-i-rrethuar-nga-ata-qe-i-armatosi-vete

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në lidhje me rebelimin e grupit paraushtarak Wagner kundër administratës ruse, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin është nën rrethim nga grupet që ai armatosi vetë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Zelenskyy tha se propaganda ruse nuk do të mund t’i fshehë gënjeshtrat.

“Dobësia e Rusisë është e dukshme. Për sa kohë që Rusia i mban ushtarët dhe mercenarët e saj në tokën tonë, e gjithë kjo do të kthehet si më shumë kaos, dhimbje dhe telashe më vonë. Kjo është e qartë. Ukraina mund ta mbrojë Evropën nga e keqja ruse dhe përhapja e kaosit”, tha Zelenskyy.

“Ne ruajmë qëndrueshmërinë, unitetin dhe forcën tonë. Të gjithë komandantët tanë, të gjithë ushtarët tanë e dinë se çfarë të bëjnë. Lavdi Ukrainës”, u shpreh ai.

Ai vuri në dukje se Putin është i rrethuar nga grupe që i ka armatosur vetë.

“(Putin), i cili përçmon njerëzit dhe dërgon qindra mijëra në luftë, është nën rrethim në rajonin e Moskës nga ata që i armatosi vetë”, shtoi presidenti ukrainas.

Related posts

Si ta organizonte qeveria shqiptare: hije e rëndë korrupsioni mbi Botërorin e pritshëm

Hevzi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Hamasi do të japë sot përgjigje ndaj propozimit të armëpushim, marrëveshja parashikon lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite

admin

Fatmir Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

admin