RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shega: fruti që lufton kancerin dhe plakjen

shega:-fruti-qe-lufton-kancerin-dhe-plakjen

Shega është një frut i njohur për fuqinë e saj antioksiduese, e cila ndihmon organizmin të mbrohet nga radikalet e lira dhe faktorë të tjerë rrezikshëm si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur dhe kequshqyerja. Ky efekt mbrojtës e bën shegën një aleat të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm.

Studimet e fundit kanë treguar se lëngu i shegës mund të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, të paktën tek minjtë eksperimentalë.

Ky zbulim është i rëndësishëm, duke pasur parasysh se kanceri i mushkërive është ende një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë nga kanceret. Përveç mushkërive, shega duket se ofron mbrojtje edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Konsumi i rekomanduar është rreth 2-3 gota lëng shege në ditë.

Përveç vetive antioksiduese, shega ndihmon edhe në luftën kundër plakjes. Një substancë e quajtur “urithin A”, që prodhohet nga përpunimi i shegës nga mikrobet e florës bakteriale, ndihmon muskujt të rigjenerohen dhe ruan masën dhe funksionin e tyre.

Ekspertët sugjerojnë kombinimin e lëngut të shegës me 2-3 hurma arabe në ditë si një mënyrë ideale për të përfituar maksimumin e vlerave ushqyese. Ky kombinim ofron mbrojtje efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale, duke e bërë konsumimin e tyre më të fuqishëm sesa marrja e frutave veç e veç.

Shega rezulton të jetë jo vetëm një frut i shijshëm, por edhe një aleat i fortë për shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë.

Related posts

Luftoni ftohjen me kos

Muhamet Ramadani

Pesë Gjëra Fantastike që Bën Truri Kur je në Gjumë

Muhamet Ramadani

Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët

RTI