RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shëndeti, çfarë kërkuan më së shumti njerëzit në Google gjatë vitit 2022

shendeti,-cfare-kerkuan-me-se-shumti-njerezit-ne-google-gjate-vitit-2022

Këtë muaj, Google publikoi listën e tij vjetore të kërkimeve që lidhen me shëndetin për vitin 2022. Jeni kuriozë për çfarë janë shqetësuar më së shumti njerëzit sa i takon mirëqenies së tyre?

CNN shkruan se një temë e madhe mungon dukshëm këtë vit: Covid-19. Vitin e kaluar, vaksinimi dhe parandalimi i infeksionit ishin me interes të madh, por këtë vit nuk përmendet koronavirusi në kërkimet kryesore për shëndetin.

Kërkimet e këtij viti janë përqendruar në rimëkëmbjen fizike dhe mendore, si të bëhemi më të fortë fizikisht dhe si të përballemi me çështje si ankthi, depresioni, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Ushtrimet në palestër ishin një fokus i madh i njerëzve këtë vit, stërvitjet për peshën trupore dhe ushtrimet për shëndetin mendor. Përdoruesit e Google pyetën po ashtu se si të trajtojnë stresin, si të shmangen sulmet e panikut e deri te kura për depresionin. Ata kërkuan gjithashtu praktika të mira të shëndetit mendor për të vegjlit, të lidhura kryesisht me frymëmarrjen.

Pas një pandemie globale dhe kaosit që u krijua më pas me kthimin në vendet e punës e në shkollë nuk është e habitshme që kërkimet më të shpeshta kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

Related posts

Personat që trajtohen për kancer, nuk duhet t’iu afrohen hudhrave

rezart morina

Virusi që po godet fëmijët/ Izolohet rasti i parë me RSV! Duket si grip, shkakton pasoja të rënda

admin

4 gjërat që mund t’ju ndodhin nëse hiqni bulmetin nga dieta juaj

admin