RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat paralajmëruese të meningjitit që mund t’i vini re kur zgjoheni nga gjumi

shenjat-paralajmeruese-te-meningjitit-qe-mund-t’i-vini-re-kur-zgjoheni-nga-gjumi

Meningjiti është inflamacioni i rreshtimit rreth trurit dhe shtyllës kurrizore dhe mund të jetë shumë serioz nëse nuk trajtohet shpejt.

Por, njerëzit shpesh e ngatërrojnë atë me gripin pasi mund të ketë simptoma të njëjta, si ethet, dhimbjet e kokës dhe ato muskulare, shkruan The Sun.

Ekspertët shëndetësorë thanë se janë disa shenja paralajmëruese të meningjitit të cilat mund t’i vini re sapo zgjoheni nga gjumi.

Ato mund të jenë vështirësia për t’u zgjuar, pra ndjenja e përgjumjes, mospëlqimi i dritave, konfuzioni, nervoza, qafa e ngrirë, diarreja, vjellja, ngërçet në stomak, duart dhe këmbët e ftohta si dhe lëkura e zbehtë.

Tutje, ekspertët thanë se shenjë paralajmëruese e meningjitit mund të jetë edhe frymëmarrja më e shpejtë se zakonisht.

Related posts

Frutat që duhet t’i konsumoni për të humbur peshë

admin

Forcimi i kockave për të reduktuar stresin, 5 përfitimet e pirjes së qumështit gjatë natës

admin

Dobitë e shumta shëndetësore nga konsumimi i trangujve

admin