RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Studimi, pacientët me sëmundje të zemrës neglizhojnë aspirinën

​studimi,-pacientet-me-semundje-te-zemres-neglizhojne-aspirinen

Rreth 60% e pacientëve me zemër të cilëve u është përshkruar nuk e marrin të ashtuquajturën aspirinë.

Aspirina me dozë të ulët rekomandohet për shumë pacientë të zemrës në mbarë botën, por veçanërisht për të mbijetuarit e sulmit në zemër, pasi përdorimi i rregullt i ilaçit është treguar se zvogëlon rrezikun e një ataku të dytë në zemër, raporton ANSA.

Megjithatë sipas një studimi të ri ilaçi, i cili është i lirë dhe i disponueshëm në çdo cep të globit, përdoret nga më pak se gjysma e pacientëve të cilëve u rekomandohej. Dhe përdorimi i tij është dukshëm më i ulët në vendet më të varfra sesa në ato të zhvilluara.

I publikuar në revistën shkencore Jama, anketa denoncon se në përgjithësi vetëm 40% e pacientëve me zemër, të cilëve u është përshkruar, marrin të ashtuquajturën aspirinetë.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të pacientëve, shkencëtarët vunë re se në vende të tilla si Etiopia, Benini dhe Afganistani, vetëm 16.5% e pacientëve që duhet t’i përdorin ato në fakt e bëjnë këtë.

Përkundrazi, në Angli, Amerikë dhe zona të ngjashme, 65% e pacientëve me zemër përdorin aspirinë për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Studimi u krye në Universitetin e Uashingtonit, në Universitetin e Miçiganit me bashkëpunimin e institucioneve të tjera ndërkombëtare: të dhënat mbuluan 51 vende ku u kryen dhe u rishikuan sondazhet mbi përdorimin e aspirinës për 7 vjet, nga 2013 deri në 2020.

Related posts

Përse na dhembin dhëmbët kur jemi të sëmurë dhe çfarë na ndihmon!

Muhamet Ramadani

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për fëmijët në mëngjes

admin

Shfaqet meningiti/ Në Spitalin Infektiv po trajtohen raste të rënda edhe me encefalit

admin