RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Shenjat që tregojnë se keni sheqer të ulët në gjak

​shenjat-qe-tregojne-se-keni-sheqer-te-ulet-ne-gjak

Diabeti i tipit 2 është një gjendje e zakonshme në të cilën trupi nuk arrin të stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak.

Shumica e njerëzve e lidhin diabetin e tipit 2 me sheqerin e lartë të vazhdueshëm në gjak, por, siç shpjegohet nga doktoresha Eftimia Kara, endokrinologe pranë spitalit britanik Princess Grey, sheqeri i ulët në gjak mund të përbëjë gjithashtu një kërcënim serioz.

“Pa trajtim, sheqeri i ulët në gjak mund të çojë në humbje të vetëdijes, kriza dhe me kalimin e kohës të bëhet një rrezik serioz për jetën”, shpjegoi ajo.

Hipoglicemia (termi mjekësor për sheqerin e ulët në gjak) është zakonisht për shkak të përdorimit të insulinës ose barnave të tjera që kontrollojnë sheqerin në gjak te diabetikët.

“Ndërgjegjësimi për simptomat që lidhen me hipogliceminë dhe edukimi i pacientit janë kyçe”, tha Eftimia Kara.

Çfarë duhet të keni kujdes?

Çdo ndjesi shpimi gjilpërash apo kruajtjeje në gojë është shenja më e zakonshme e sheqerit të ulët në gjak. Shenja të tjera mund të jenë:

-marramendje dhe vjellje
-uria
-të dridhura ose nervozizëm
-djersitje
-rrahje të përshpejtuara të zemrës
-dobësi dhe lodhje
-dhimbje koke

Si të reagoni?

Nëse një person ka papritmas simptoma, ai duhet të hajë urgjentisht ushqime me nivele të larta të karbohidrateve. Karbohidratet shpërbëhen relativisht shpejt në glukozë dhe do të rrisin lehtësisht nivelet e sheqerit në gjak.

Mjekët rekomandojnë karbohidratet e mëposhtme:

-tableta e glukozës
-lëng i trashë
-një kub sheqeri
-karamele

Këshilla e OBSH-së

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse keni diabet, ka këshilla që mund t’ju ndihmojnë të reduktoni shanset për ulje të sheqerit në gjak. Një nga masat paraprake jetike është të kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe të njihni të gjitha simptomat e mundshme.

Gjithmonë merrni me vete një meze të lehtë ose lëng të ëmbël. Mos i anashkaloni vaktet. Kini kujdes kur pini alkool. Mos pini sasi të mëdha në një periudhë të shkurtër kohore dhe shmangni pijen me stomakun bosh.

Kini kujdes kur ushtroni. Ngrënia e diçka që përmban karbohidrate para stërvitjes mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hipoglikemisë. Nëse jeni duke përdorur insulinë, mund të jetë më mirë të merrni një dozë më të ulët para ose pas stërvitjes së rëndë.

Related posts

Mjekët rekomandojnë 6 gjëra të thjeshta që mund të parandalojnë 80% të infarkteve

rezart morina

Lulja e Blirit, arma e fortë kundër ankthit

admin

Mungesa e vitaminës D mund të jetë shumë e rrezikshme për trupin tonë

admin